VIDEO/ Një turist gdhendi emrin e të fejuarës te Koloseu i Romës, tani përballet me gjobë 15 mijë € dhe burg

schedule13:36 - 27 Qershor, 2023

schedule 13:36 - 27 Qershor, 2023

Një turist i ri i paidentifikuar dëmtoi Koloseun e Romës duke gdhendur emrin e tij dhe të fejuarës në një nga muret e amfiteatrit me çelësa. Ai tani përballet me një gjobë prej të paktën 15,000 euro dhe deri në pesë vjet burg.

Disa persona të pranishëm kanë filmuar skenën, e cila ndoshta ka ndodhur më 23 qershor.

Videoja ka përfunduar në rrjetet sociale dhe ka alarmuar policinë, transmeton Ansa.

“Një akt shumë i rëndë dhe jo dinjitoz dhe një shenjë e mungesës së mirësjelljes. Shpresoj që autori të identifikohet dhe të sanksionohet sipas ligjeve tona”, tha ministri i Kulturës Gennaro Sanđugliano.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!