VIDEO/ City fiton pjesën e parë në “frymën e fundit”, “Demat” ruajnë “paqen” ndaj “Galaktikëve”

schedule21:46 - 13 Shkurt, 2024

schedule 21:46 - 13 Shkurt, 2024

Dominimi i tyre është dukur që në minutat e parë të sfidës. Pas pësimit të golit të barazimit, djemtë e Pep Guardiola-s janë hedhur menjëherë në sulm, për të gjetur golin e avantazhit, gol të cilin e kanë gjetur në fundin e 45′ minutave të para të sfidës, ndaj “Vikingëve” të Copenhagen.

Një top i bllokuar, në hyrjen e mbrojtjes vendase përfundon në këmbët e “yllit” të mesfushës, Bernardo Silva, me “luzitanin”, i cili çon me një goditje të lehtë topin në rrjetën e Grabar, duke e mbyllur kështu fraksionin e parë të sfidës, në avantazhin 1 me 2, në favor të kampionëve në fuqi, të UEFA Champions League.

Ndërkaq, në përballjen tjetër, të kësaj mbrëmjeje, RB Leipzig-Real Madrid gjithçka është mbyllur, në barazimin “e bardhë”, 0 me 0, ku rastet për shënim, nuk kanë qenë të pakta, por mungoi finalizimi. I vetmi rast i pastër ishte goli i talentit slloven, Benjamin Sesko, në minutën e 3′-të, të sfidës, por pas një rishikimi të aksionit me “Sistemin VAR”, goli u anullua. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Copenhagen 1 – 2 Manchester City 

Goli i Kevin De Bruyne, 0-1

Goli i Magnus Mattsen, 1-1

Goli i Bernardo Silva, 1-2

RB Leipzig 0 – 0 Real Madrid 

Goli i anulluar i Benjamin Sesko

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!