VIDEO/ Një “shekull” golash, Cristiano Ronaldo hyn në historinë e Juventusit

schedule21:38 - 12 Maj, 2021

schedule 21:38 - 12 Maj, 2021

Juventus luan finale sot ndaj Sassuolos, me bardhezinjtë që i duhet të fitojnë me patjetër për të pretenduar deri në fund kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Fitorja në ndeshjen e sotme është shumë pranë sepse bardhezinjtë kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0 me gola të Rabiot dhe Cristiano Ronaldos.

Portugezi me këtë gol ka arritur shifrën e 100 golave me “Zonjën”, duke vendosur një rekord historik. Ai është lojtari i parë, që arrin shifrën e 100 golave në tre sezonet e para në Torino.

Një tjetër statistikë mbresëlënëse dhe historike për të është fakti se ka arritur të shënojë të paktën 100 gola në tre (United, Real Madrid, Juventus) nga katër klube ku ka luajtur dhe me kombëtaren e Portugalisë. /abcnews.al