“Topçinjtë” e Arsenal kanë arritur të triumfojnë lehtësisht transfertën e pasdites së kësaj të diele, teksa në “Goodison Park” mundën vendasit e Everton me rezultatin, 0 me 1, në përballjen e vlefshme për javën e 5-të të Kampionatit anglez të futbollit, Serie A.
Sipari i golave u çel që në minutën e 20’ të sfidës, ku Gabriel Martinelli çoi topin në rrejtën e Pickford me një super goditje, mirëpo pas një rishikimi të golit me sistemin VAR, rrjeta e “topçinjve” u anulluar për shkak të një pozicioni jashtë loje, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e “bardhë’, 0 me 0.
Me fillimin e pjesës së dytë, “topçinjtë” kanë mundur të gjejnë golin e “vërtetë” të avantazhit, ku pas një aksioni perfekt të djemve të Mikel Arteta, anësori, Bukayo Saka dhuron një pasim fantastik për belgun, Leandro Trossard, i cili me një goditje perfekte mposht portierin Pickford, në minutën e 70’ duke vulosur rezultatin, 0 me 1.
Falë këtij rezultati, Arsenal pozicionohet në vendin e 4-rt të renditjes me 13 pikë, po aq sa Tottenham e Liverpool, që janë të pozicionuar në vendet 2 e 3, ndërsa “blutë” e Everton ende nuk kanë arritur të gjejnë fitoren e parë të sezonit, duke u pozicionuar në vendin e 18-të të renditjes me vetëm 1 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: