Zhbllokohet takimi Juventus-Porto. Kampionët e Italisë duhet të përmbysin humbjen 2-1 për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League, por e kanë nisur shumë keq takimin e sotëm.
Skuadra portugeze fitoi një penallti dhe Sergio Oliveira dërgoi topin në rrjetë në minutën e 19-të. Ky i fundit u tregua i saktë përballë Wojciech Szczesny dhe kaloi Porton në avantazh.
https://streamable.com/7hkkjg
Gol tepër i rëndësishëm për “Dragonjtë e Oportos”, teksa djemtë e Andrea Pirlos duhet të shënojnë minimalisht dy gola, për të dërguar takimin të paktën në shtesa. /abcnews.al