Kosova mëson kundërshtarin në finalen e madhe të Nations League. Nëse djemtë e Challandes eliminojnë Maqedoninë e Veriut në Shkup, do të përballen në Tbilis ndaj Gjeorgjisë vendase në sfidën për një biletë në Euro 2021.
Gjeorgjia ia doli të mposhtë 1-0 Bjellorusinë në “Dinamo Arena” të Tbilisit. Goli u shënua që në minutën e shtatë. Tornike Okriashvili ktheu në gol një penallti, duke i dhuruar avantazhin vendit të tij.
https://streamable.com/q4zwdt
Vendasit ia dolën ta menaxhonin këtë rezultat dhe rrjeta e mesfushorit të Anorthosis rezultoi decizive, në një sfidë tepër të luftuar dhe plot duele, por me fare pak raste të rrezikshme për gol. /abcnews.al
Nations League, gjysmëfinalja
Gjeorgji-Bjellorusi 1-0
(Okriashvili 7′)