Koha e rregullt nuk dhuroi asnjë gol mes Manchester United dhe Copenhagen dhe ndeshje shkoi në shtesa.
Gjithsesi, “Djajtë e Kuq” ia dolën të gjejnë golin e avantazhit në minutën e 94-t. Penallti për ekipin e Ole Gunnar Solskjaer dhe ekzekutimin e mori përsipër Bruno Fernandes.
Mesfushori portugez nuk gaboi, ndëshkoi danezët dhe i dhuroi avantazhin skuadrës së tij, që është shumë afër kualifikimit në gjysmëfinale. /abcnews.al