VIDEO | Një kanadez tremb Romën, Mkhitaryan-Kluivert rikthejnë qetësinë

schedule19:26 - 27 Shkurt, 2020

schedule 19:26 - 27 Shkurt, 2020

Vijnë golat e parë në sfidën e Europa League mes Gent dhe Romës. Belgët kaluan të parët në avantazh në minutën e 25-të. Bezus krosoi një top në zonën mike dhe Jonathan David mposhti Pau Lopez me një goditje të saktë.

Goli i sulmuesit kanadez krijoi entuziazëm te vendasit, të cilët janë mposhtur 1-0 në ndeshjen e parë në “Olimpico”. Gjithsesi, Roma reagoi dhe ia doli të gjente golin e barazimit katër minuta më vonë.

Mkhitaryan dhuroi një asist shumë të bukur për Kluivert dhe talenti holandez dërgoi topin në rrjetë. Një gol shumë i rëndësishëm për verdhekuqtë e Fonseca, ndërsa Gent ka nevojë për dy gola të tjera për t’u kualifikuar. /abcnews.al