VIDEO/ Një Itali e bukur thyen Holandën, mbrëmje për t’u harruar për ekipet vendase

schedule22:41 - 7 Shtator, 2020

schedule 22:41 - 7 Shtator, 2020

Italia ia del të mposhtë 0-1 Holandën në Amsterdam dhe siguron tre pikët e para në këtë edicion të Nations League. Djemtë e Roberto Mancinit reaguan pas barazimit në shtëpi kundër Bosnjës dhe kryesojnë grupin e tyre me 4 pikë.

Goli i triumfit u realizua në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Nicolo Barella finalizoi me kokë një aksion shumë të bukur të miqve, duke gjetur golin e katërt me kombëtaren. Ndeshje e dominuar nga “Të Kaltrit”, të cilët e merituan plotësisht suksesin.

HOLANDË-ITALI

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Polonia triumfoi 1-2 në fushën e Bosnjës, duke përmbysur avantazhin e përkohshëm të vendasve. Norvegjia e Erling Haaland nuk u përmbajt në transfertë ndaj Irlandës së Veriut.

Vikingët fituan 1-5, me yllin e Dortmund që shënoi dy herë. Sonte ishte nata e ekipeve udhëtuese, tre pikë siguruan edhe Skocia me Rumaninë, ndërsa Izrael-Sllovaki u mbyll 1-1, me djemtë e austriakut Ruttensteiner që ishin i vetmi ekip vendas që mori pikë. /abcnews.al