Një ndër golat më të bukur të mbrëmjes së kaluar në Europa League u shënua në Roterdam. Feyenoord siguroi një trepikësh shumë të rëndësishëm në shtëpi përballë Portos. Holandezët kishin humbur ndeshjen e parë të fazës së grupeve. Rangers i mposhti 1-0 në Skoci, teksa mbrëmë erdhi fitorja e parë.
Ndeshja ishte shumë e vështirë, portugezët janë një ekip ekspert në Evropë, por vendasit zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë. Toornstra zhbllokoi ndeshjen dhe Rick Karsdorp vulosi fitoren e Feyenoord.
Mbrojtësi i huazuar nga Roma shënoi një gol shumë të bukur. 24-vjeçari mori një top afër mesit të fushës, avancoi përpara, shmangu 3-4 lojtarë dhe mposhti portierin e Portos me një gjuajtje të saktë.
Gol fantastik dhe stadiumi De Kuip në festë. Një lajm i mirë edhe për Romën, që gëzon formën e mirë të lojtarit të kombëtares holandeze. Grupi G është një nga më të ekuilibruarit, pasi katër ekipet ndodhen në kuotën e tre pikëve. /abcnews.al