VIDEO/ “Një herë i kuq, gjithmonë i kuq”, Olsi Rama në versionin ultras

schedule15:19 - 26 Janar, 2021

schedule 15:19 - 26 Janar, 2021

Partizani ka prezantuar sot Ferhan Hasanin, fantazistin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, dhe Olsi Rama ka qenë sërish protagonist. Prurja e re e “demave” zbuloi një telefonatë që kishte pasur me Ardian Cuculin.

“Të them të drejtën, kur kishte lajme për kalimin tim te Tirana, Cuculi më mori në telefon dhe më tha se do të bëja zgjedhjen e gabuar, zgjidhe Partizanin e jo Tiranën”,  u shpreh Hasani, duke frymëzuar edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Partizanit.

Rama shfaqet në versionin ultras dhe thotë: “Një herë i kuq, gjithmonë i kuq”. Kjo referuar Cuculit, i cili tashmë luan me Dritën në Kosovë dhe i ka shërbyer në njëfarë mënyre Partizanit.

Hasani është afrimi i tretë i Partizanit, ndërkohë që kur u prezantuan Murataj dhe Stenio Junior ai lëshoi një tjetër batutë.

“Duhet ta mësojmë pak Valentinon, pasi Partizani nuk është ndër ekipet më të mëdhaja, por është ekipi më i madh në Shqipëri”. / abcnews.al