VIDEO/ Një gol mjafton në “aktin e parë”, Partizani me “një këmbë” në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

schedule15:30 - 20 Shkurt, 2024

schedule 15:30 - 20 Shkurt, 2024

Nuk mund të shkonte më mirë, sfida e parë çerekfinale e Kupës së Shqipëris, për “Djemtë e Kuq”, të Partizani, me këta të fundit, të cilët kanë mundur me rezultatin minimal, 0 me 1, “Verilindorët” e Kukësit, në “shtëpinë” e këtyre, të fundit, “Kukës Arena” e tashmë  rikthehn si udhëheqës në sfidën e kthimit.

Goli i vetëm i mesditës së kësaj të marte erdhi në minutën e 44’-të të sfiëdës, me ish-“fantazistin” e Kukësit, Gjelbrim Taipi, i cili dërgoi topin në portën e boshatisur të Tafas, pas një pasimi perfekt të “yllit” të sulmit, Tedi Cara, me këtë të fundit, i cili në sfidën ndaj “Verilindorëve” kishte në krah edhe shiritin e kapitenit.

Tashmë e vetmja gjë çka mbetet për të “vulosur” përfundimisht kualifikimin e “Demave të Kuq”, të Partizani është sfida e mbetur, ku kësaj radhe “Verilindorët” do të udhëtojnë drejt Tiranës, aty ku kampionët në fuqi të Shqiprësi do ti presin në “Arenën e Demave”, mesditën e 5 marsit, për të zbuluar përfundimisht të kualifikuarin. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Goli i Blerim Taipit, 0-1

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!