Chelsea po përballet në “Stamford Bridge” me Bansley, takim për raundin e 1/16 të EFL Cup. Djemtë e Frank Lampard ka zhbllokuar në minutën e 19-të sfidën ndaj ekipit të Championship.
Autori i golit të parë është Tammy Abraham. Sulmuesi 22-vjeçar përfitoi nga një pasiguri e mbrojtjes mike, “rrëmbeu” topin dhe mposhti portierin kundërshtar me një goditje të saktë.
Nëntë minuta më pas erdhi edhe rrjeta e Kai Havertz. Ylli gjerman finalizoi një zbritje të shpejtë dhe aksion shumë të bukur, duke gjetur golin e parë me “Blutë e Londrës”. /abcnews.al