Matteo Politano realizoi një eurogol në minutën e 55-të, që rezultoi deciziv për Napoli. Ekipi i Gennaro Gattuso (Hysaj e nisi si titullar) mposhti 0-1 Real Sociedad, duke siguruar tre pikët e para në Europa League pas humbjes 0-1 në shtëpi me AZ Alkmaar.
Feston edhe Arsenali i Mike Artetës falë triumfit të pastër 3-0 në Londër kundër Dundalk. Irlandezët rezistuan deri në minutat e fundit të pjesës së parë, aty ku Nketiah dhe Willock gjetën rrugën e rrjetës.
⏰ RESULTS ⏰
Best performance? ? #UEL pic.twitter.com/xohFBARuhb
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) October 29, 2020
Në fraksionin e dytë erdhi edhe goli i sulmuesit Pepe, i cili vulosi fitoren me “tris” të Gunners. Tjetër barazim për Romën pas atij 3-3 me Milanin në kampionat. Verdheqtë e Marash Kumbullës (luajti gjatë gjithë ndeshjes) nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në “Olimpico” kundër CSKA-së së Sofies.
Fitore arriti edhe Benfica në shtëpi. “Shqiponjat e Lisbonës” triumfuan 3-0 në shtëpi kundër Standard Liege, ndërsa Leverkusen (me të kuqe prej minutës së 22-të pas daljes së parakohshme të Bellarabi) humbi 1-0 në fushën e Slavia Prague, që iu fal golit të Peter Olayinka. /abcnews.al

