Fitorja ishte jetike për objektivin mbijetesë dhe Aston Villa ia doli të fitonte në shtëpi kundër Crystal Palace. Skuadra e famshme nga Birmingemi, iu fal dygolëshit të Trezeguet. Egjiptiani realizoi nga një gol për pjesë dhe i dhuroi tre pikët ekipit të tij.
Aston Villa është ngjitur përkohësisht në vendin e tretë nga fundi dhe katër pikë është diferenca me Watfordin dhe West Ham. Në ndeshjen e orës 13:00, Wolves nuk hasi probleme kundër Evertonit të Carlo Ancelottit.
“Ujqit” fituan 3-0 dhe renditen në vend të gjashtë, duke mbetur në garë për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm. Humbja e dytë radhazi për Everton, që qëndron në mesin e artë të tabelës. /abcnews.al
Premier League, java e 35-të
Aston Villa-Crystal Palace 2-0
(Trezeguet 45+4′, 59′)
Wolves-Everton 3-0
(Jimenez (pen) 45+2′, Dendoncker 46′, Jota 74′)