MLS vazhdon sezonin përtej Atlantikut dhe nuk mungon aspak spektakli. Një nga ndeshjet më të bukura të këtij raundi ishte derbi mes Los Angeles dhe LA Galaxy.
90 minutat u mbyllën me shifrat 3-3, pas një beteje të vërtetë. Gjithsesi vëmendjen kryesore e mori një talent nga Uruguai, Brian Rodrigues.
https://streamable.com/j88caj
21-vjeçari ishte autor i dy golave për Los Angeles dhe i pari i shënuar nga ai në minutën e 58, ishte një “perlë”. Djaloshi driblon këdo në një hapësirë të vogël në zonë dhe tund rrjetën. /abcnews.al