VIDEO/ Një adoleshent afron Bayernin me titullin, festojnë M’Gladbach e Union

schedule17:29 - 17 Prill, 2021

schedule 17:29 - 17 Prill, 2021

Bayern Munchen reagoi pas eliminimit nga Champions League në mesjavë dhe sot hodhi një hap drejt titullit të 30-të kampion. Kampionët e Gjermanisë fituan 2-3 në fushën e Wolfsburg, ekip që po zhvillon një sezon fantastik dhe renditet në vend të tretë.

Dy gola i realizoi talenti Jamal Musiala, teksa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Eric Maxim Choupo-Moting. Pa vlerë golat e Wout Weghorst dhe Maximilian Philipp për “Ujqit”. Suksesi i sotëm e ka dërguar në 7 pikë diferencën me Leipzigun ndjekës.

M’Gladbach nuk u përmbajt aspak në fushën e vet, triumfoi 4-0 ndaj Eintracht Frankfurt, siguroi tre pikë të rëndësishme për objektivin Europa League dhe riktheu me këmbë në tokë skuadrën mike, që vijon të renditet forcë e katërt në Bundesligë.

Ginter zhbllokoi takimin në pjesën e parë, teksa në fraksionin e dytë të takimit shënuan Hoffman, Bensebaini dhe Wolf. Union Berlind vazhdon të shfaqë formë të mirë dhe sot fitoi 2-1 ndaj Stuttgart, duke vijuar të jetë në garë për një biletë në Europa League.

Freiburg shkatërroi 4-0 Schalke 04, duke e fundosur përfundimisht “Blutë Mbretërorë”, të cilët do të luajnë në Bundesliga 2 sezonin e ardhshëm. Sfida tjetër mes Augsburg dhe Arminia Bielefeld nuk prodhoi asnjë gol. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!