VIDEO/ Nisma e veçantë e Galatasaray, panele diellore mbi çatinë e stadiumit

schedule19:38 - 9 Mars, 2021

schedule 19:38 - 9 Mars, 2021

Galatasaray është klubi më i madh në Turqi. 22 tituj kampionë, 18 Kupa Turqie dhe 16 Superkupa Turqie të fituara, e bëjnë atë ekipin më të dashur nga tifozët e zjarrtë turq.

Skuadra e drejtuar nga legjenda Fatih Terim, ndodhet dy pikë larg kreut dhe po lufton me Besiktas dhe Fenerbahce për fitimin e titullit kampion. Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë marrë një nismë tepër të veçantë dhe të nevojshme.

Galatasaray ka vendosur një ndër klubet e para evropiane që mbulon çatinë e stadiumit “Türk Telekom Stadyumu” me panele diellore, duke lejuar që stadiumi të gjenerojë energjinë e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!