Tirana është përfshirë pasditen e sotme nga reshjet e shiut, të cilat kanë sjellë edhe ulje të temperaturave. Reshjet kanë nisur rreth orës 18:00.
Sipas Metoalb, parashikohet që duke nisur nga dita e martë deri ditën e premte të kemi një përmirësim gradual të motit. Vranësira do ketë vetëm në zonat malore duke gjeneruar shira të pakta dhe të përkohshëm.
Për sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm, ka sjellë një rritje të ndjeshme të vlerave minimale, ndërkohë nga e marta deri të premten pritet një rënie graduale e lehtë e temperaturave. m.v/abcnews.al