Interi në avantazh. Ekipi i Antonio Contes po luan sfidën e parë të Champions League në “San Siro” ndaj gjermanëve të M’Gladbach. Pjesa e parë dhuroi pak emocione dhe asnjë gol.
Zikaltrit e kanë nisur shumë mirë fraksionin e dytë, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 49-të me anë të Romelu Lukakut.
Aksion i gjatë i ekipit italian dhe finalizim i bomberit belg. Një avantazh i rëndësishëm për djemtë e Antonio Contes, të cilët janë afër marrjes së tre pikëve të para në Champions. /abcnews.al