VIDEO/ Ngacmimi i Olsi Ramës, Albi Doka i lë “dopio gjashtën” me këtë përgjigje

schedule13:56 - 2 Mars, 2020

schedule 13:56 - 2 Mars, 2020

Olsi Rama, Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, ishte i ftuar një natë më parë në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH dhe foli për shumë çështje. Gjatë emisionit pati edhe një ngacmim me mbrojtësin e Tiranës, Albi Doka.

“Fituan 4-5 ndeshje duke e pasur kundërshtarin me 10 lojtarë dhe dora e Zoti nuk ndihmon përherë”, tha Rama gjatë emisionit, por pas një humbjeje me rezultat 5-1 ështe e vështirë të ngacmosh.

Doka, edhe pse i ri në moshë, ia la “dopio gjashtën” Ramës me përgjigjen që i ktheu: “Kemi fituar pesë ndeshje në minutë të fundit dhe kjo ëmbëlsira për në fund, i futëm pesë Partizanit”. Futbollisti i bardhebluve e ka postuar atë që i ndodhi gjatë emisionit edhe në rrjetet sociale. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!