VIDEO/ Nga Spanja në Moldavi, njihuni me dy kryevepra thuajse identike

schedule23:38 - 7 Mars, 2021

schedule 23:38 - 7 Mars, 2021

Gola të bukur realizohen në çdo kampionat, teksa të veçantë janë kryeveprat që vijnë nga Spanja dhe Moldavia. Largie Ramazani është pjesë e ekipit B të Almerias dhe ka realizuar një eurogol në ndeshjen e fundit.

Sulmuesi belg “shpiku” një goditje fantastike nga gjysmëfusha e tij, duke zënë të papërgatitur portierin kundërshtar. Topi në rrjetë dhe festë e madhe për 20-vjeçarin dhe shokët e skuadrës.

Gol i mrekullueshëm edhe në Moldavi. Sherif Tiraspol fitoi 7-0 në shtëpi kundër Dinamo-Auto dhe vazhdon të marshojë drejt titullit kampion (kryeson me 9 pikë më shumë se vendi i dytë).

Sebastien Thill realizoi golin e pestë të skuadrës së tij në minutën e 59-të. 27-vjeçari nga Luksemburgu dhuroi një goditje fantastike, që i mahniti të gjithë të pranishmit. /abcnews.al