VIDEO/ Nga prangosja te ekstradimi i Ruben Saraiva, policia jep detaje për operacionin

schedule12:30 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 12:30 - 31 Dhjetor, 2023

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ekstradimin e shtetasit portugez, autor i dyshuar i vrasjes me armë zjarri të Ardian Nikulajt.

Sipas policisë 28-vjeçari u kap në Marok, nga informacionet e siguruara nga strukturat e Policisë së Shtetit, shkëmbimit të tij në kohë reale dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit.

Falë bashkëpunimit mes Interpol Marokut dhe Interpol Tiranës, u bë i mundur ekstradimi i këtij shtetasi, në vendin tonë.

Njoftimi i plotë:

Interpol Tirana

Sillet në Shqipëri, shtetasi portugez autor i dyshuar i vrasjes me armë zjarri, të shtetasit Ardian Nikulaj.

28-vjeçari u kap në Marok, falë informacionit të siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit, shkëmbimit të tij në kohë reale dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit.

Specialistët e Interpol Tiranës bënë të mundur ekstradimin në vendin tonë, të shtetasit Ruben Saraiva, 28 vjeç, lindur në Portugali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shtetasi Ruben Saraiva. dyshohet se më datë 19.04.2023, në ambientet e lokalit, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ardian Nikulaj.

Falë bashkëpunimit mes Interpol Marokut dhe Interpol Tiranës, u bë i mundur ekstradimi i këtij shtetasi, në vendin tonë.

Më herët, si rezultat i reagimit në kohë, punës profesionale hetimore dhe gjurmuese, sigurimit të inteligjencës policore, shkëmbimit në kohë të informacionit me homologët, si dhe falë bashkëpunimit të suksesshëm me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi dhe i shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!