VIDEO/Nga maska te distancimi fizik, ISHP këshillon nxënësit se çfarë duhet të kenë parasysh

schedule12:22 - 4 Shtator, 2020

schedule 12:22 - 4 Shtator, 2020

Instituti i Shëndetit Publik në prag të vitit të ri shkolloj vijon me këshillat e saj për mënyrën se si nxënësit duhet të respektojnë masat anti Covid.

ISHP përmes një postimi në Facebook këshillon të gjithë nxënësit të mësohen me normalitetin e ri të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Ndër të tjera në reagimin e saj ISHP i bën thirrje nxënësve të ruajnë distancimin fizik, të lajnë dhe dezinfektojnë duart, të mbajnë maskë dhe dritaret e klasave hapur.

Postimi i plote:

“Normaliteti i Ri
? Në shkollë duhet të ruhet distancimi fizik, të lahen dhe dezinfektohen duart, të mbani maskë dhe të ajrosni ambientin duke mbajtur dritaret hapur.
⚠️ Kujdes❗️
Nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID-19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar”, shkruan ISHP. e.su/abcnews.al