VIDEO/ Nga Kenia në Katar, 23-vjeçari bëhet viral për ndihmën që u jep tifozëve gjatë Botërorit

schedule12:19 - 26 Nëntor, 2022

schedule 12:19 - 26 Nëntor, 2022

Në një Botëror, në qendër të vëmendjes janë futbollistët, trajnerët, ndonjëherë arbitrat dhe lloj lloj personazhesh të famshëm që nuk e humbin rastin të jenë në të tilla evente.

Megjithatë, thuajse gjithmonë ka heronj të paparashikueshëm, të cilët ata lindin në mënyrë të papritur, veçanërisht në epokën e mediave sociale.

Dhe një hero i tillë është “Metro Man”, ose i quajtur ndryshe “njëriu i metrosë”, pasi është bërë viral nga dansat e huaj që ndodhen në Doha për të vënë re ndihmën që u ofron. Arsyeja për 23-vjeçarin kenian Abubakar Abbas, i cili është në Katar në kërkim të punës dhe është përgjegjës për drejtimin e fansave drejt stacionit të metrosë.

Abbas e bën këtë gjë në mënyrë unike dhe kjo bëri që ai të pëlqehej menjëherë nga tifozët e pranishëm dhe nisën duke hedhur video për të promovuar punën e tij.

I ulur në një karrige të ngritur duke mbajtur një pëllëmbë të madhe që tregon drejtimin e duhur dhe me një megafon ai udhëzon njerëzit drejt stacionit.

Vetëm buzëqeshja e tij dhe disponimi i këndshëm që ka gjatë gjithë detyrës e bënë atë të famshëm. E gjithë kjo dashuri që ai merr nga tifozët nga shtetet e ndryshëm, bëri që qeveria e Katarit t’i rinovojë vizën edhe për dy vite të tjera./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!