Augsburg-Mainz është një nga duelet e javës së gjashtë në Bundesligë. Vendasit e kanë mbyllur në avantazh pjesën e parë falë golit të Ruben Vargas në minutën e 40-të.
Eurogol i zviceranit i cili gjeti rrugën e rrjetës falë një veprimi shumë të bukur akrobatik. Një gol të bukur tentoi edhe Nahki Wells në Championship të Anglisë.
Sulmuesi i Bristol City (u mposht 1-3 në shtëpi me Norwich) kishte një shans të artë në minutën e 75-të për të dërguar rezultatin në 2-3.
30-vjeçari nga Bermuda tentoi të realizonte një “panenka” nga pika e penalltisë, por goditja e tij përfundoi jashtë. Vendasit nuk patën më forcë për të reaguar dhe “Kanarinat” iu gëzuan tre pikëshit. /abcnews.al