Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ndeshja mes Nice dhe PSG, takim që përfundoi me shifrat 1-0, rezultat që shkoi në favor të vendasve.
Një episod mori vëmendjen në këtë përballje, ku sulmuesi i parisienëve humbet toruan pas driblimit turpërues që i bëhet nga Amine Gouiri, pasi sulmuesi i Nices bëri një lëvizje me aftësi sfilateje në fund të ndeshjes së mbrëmshme.
Në minutat shtesë, Gouiri e mori topin për të humbur kohë dhe u nis drejt flamurit të këndit përpara se gjyqtari të vërshëllej përfundimin e ndeshjes.
Pas vërshëllimës së gjyqtarit, sulmuesi 22-vjeçar francez u pa duke bërë një driblim në forme përulje ndërsa turma brenda Allianz Riviera shpërtheu pas fitores së Nice.
Megjithatë, këtë veprim të Gouiri nuk e priti aspak mirë ylli brazilian, Neymar, i cili e shtyu menjëherë francezin pas sfilatës së tij të vogël, përpara se gjyqtari anësor të futej menjëherë mes dyshes për të zbutur me shpejtësi incidentin.
Huge win for Christophe Galtier’s Nice! ?⚫️
Andy Delort 88th minute goal secures a 1-0 success over PSG which lifts them to second in Ligue 1. pic.twitter.com/hmdB2JlZON
— Football on BT Sport (@btsportfootball) March 5, 2022
/f.a/abcnews.al