VIDEO/ Newcastle “shfryn nervat”, “bardhezinjtë” çmontojnë skuadrën e Sheffield United

schedule19:28 - 24 Shtator, 2023

schedule 19:28 - 24 Shtator, 2023

“Bardhezinjtë” e Newcastle kanë arritur një fitore me të vërtetë spektakolare, mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Bramall Lane” të Shefilldit, “çmontuan” vendasit e Sheffield United, me rezultatin, tmerrësisht të thellë, 0 me 8.

Sipari i golave u çel që në minutën e 21’-të, pas një aksioni model, që u finalizua nga Sean Longstaff e më pas Burn e Botman, e çuan rezultatin në 0 me 3, në minutat 31’ e 35’, duke e mbyllur kështu pjesën e parë në avantazhin e trefishtë.

Me fillimin e pjesës së dytë, “bardhezinjtë” ndezën “motorët” për të gjetur dhe 5 herë të tjera rrugën e rrjetës, fillimisht me Wilson e më pas Gordon, Amliron, Bruno Guimaraes e Alexander Isak, gola këto që erdhën në minutat 56’, 61’, 68’, 73’ e 87, për të “vulosur” përfundimisht rezultatin 0 me 8.

Falë kësaj fitoreje, “dallëndyshet” e Newcastle ngjiten në vendin e 8-të të renditjes me 9 pikë, pas 6 sfidave të para, ndërsa skuadra e Sheffield United mbetet në vendin e fundit të renditjes me vetëm 1 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: