“Djajtë e kuq” janë shtangur në “St. James Park”, teksa janë mundur me rezultatin e pastër 2 me 0, nga vendasit e Newcastle, në javën e 29-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, me “magpies” që kanë marrë “hak” pas asaj finaleje 3 me 0 të humbur vetëm pak para disa javësh.
Golat e vendasve erdhën në pjesën e dytë ku fillimisht ishte “katalizatori” i mesfushës së “bardhezinjve” Joe Willock, ai që gjeti rrugën e rrjetës pas një aksioni model të vendasve në minutën e 65’-të të sfidës e më pas, “bomberi” anglez Callum Wilson mendoi për t’i vënë “kapakun” sfidës së sotme, teksa vulosi rezultatin 2 me 0 në minutën e 88’-të të sfidës.
Me këtë fitore Newcastle “parakalon” në vendin e 3-të të renditjes pikërisht “djajtë e kuq” me të dyja ekipet që janë në kuotë të barabartë pikësh, me nga 50 për kokë, por Neëcastle ka një golavarazh më të mirë se “djajtë”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Joe Willock:
Goli i Calum Willson: