VIDEO/ Newcastle e Chelsea në disavantazh, Tottenham dhe Brighton e mbyllin pjesën e parë në “paqe”

schedule17:01 - 8 Prill, 2023

schedule 17:01 - 8 Prill, 2023

Kanë përfunduar pjesët e para të 6 sfidave të javës së 30-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku padyshim nuk kanë munguar as surprizat.

Kështu, në barazim janë mbyllur sfidat Aston Villa-Nottingham e Tottenham-Brighton, sfida këto që kanë përfunduar në pjesën e parë, respektivisht me rezultatet 0 me 0 e 1 me 1. Golin e parë për Tottenham e gjeti koerani Heung-Min Son, që në minutën e 10’-të të sifdës, ndërsa për “pulëbardhat” baraspeshën e vendosi Lewis Dunk, në minutën e 34’-rt.

Në krahun tjetër, Brentford po udhëheq me rezultatin minimal 1 me 0 ndaj Newcastle, ku pas shumë përpjekjesh “bomberi” Ivan Toney dërgon topin në rrjetën e “magpies”. West Ham po rikthehet te fitorja pas 4 javësh humbjesh është duke udhëhequr sfidën me rezultatin minimal 0 me 1, falë autogolit të Harrison Reed.

Në disavantazh janë gjithashtu Chelsesa e Leicester, të cilët po ndeshen respektivisht ndaj Wolves e Bournemouth. Chelsea pësoi një gol në minutën e 31’-të nga Matheus Nunes, ndërsa për “qershitë” e Bournemouth golin e shënoi “heroi” i tyre Philip Billing. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Wolves 1-0 Chelsea

Leicester 0-1 Bournemouth

Brentford 1-0 Newcastle

Fulham 0-1 West Ham

Tottenham 1-1 Brighton

Goli i Heung-Min Son, 1-0:

Goli i Lewis Dunk, 1-1:

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!