Manuel Neuer, portieri i njohur gjerman, njihet për daljet e tij të shpeshta nga porta, madje shpeshherë është shndërruar dhe si mbrojtës i pestë për skuadrën e tij. Megjithatë, jo gjithmonë kanë shkuar gjërat sipas planit.
Si sot nëntë vite më parë, Schalke 04 luante në Champions League përballë Interit. Neuer, portier i “Mbretërorëve Blu” në vitin 2011, doli nga porta për të larguar një top me kokë dhe ia doli.
Megjithatë, Dejan Stankovic, mesfushori i Interit, e turpëroi duke shënuar një supergol fluturimthi nga mesi i fushës. Neuer shihet teksa kthehet i dëshpëruar me shpejtësi drejt portës, por nuk arriti të shmangë turpërimin. Një gol që nuk harrohet dhe faqja zyrtare e UEFA-s na e ka rikujtuar./abcnews.al
⚫️? An unbelievable volley from Dejan Stanković #OTD in 2011! #UCL | @Inter_en pic.twitter.com/hjIuim0qqn
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 5, 2020