Pas pak, në stadiumin “Air Albania” pritet të startojë derbi i 167-të, mes Tiranës dhe Partizanit, me këta të fundit që ndodhen në vendin e parë në renditje me 1 pikë më shumë se Tirana e vendit të dytë.
Siç shihet dhe në video, dy tifo-grupet kanë nisur të “ngrohin” atmosferën para ndeshjes, ku edhe pse në temperatura të ulëta, nuk kanë ndaluar së suportuari ekipet e tyre të zemrës.
Ndërkaq, kujtojmë se kjo ndeshje do të jetë vendimtare për të mësuar se kush nga dy ekipet “kryeqytetase” do të shpallet kampion i dimrit, në Kategorinë Superiore.