Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Në mbrojtje të vendit të tyre, ukrainasit i ndalojnë tanket ruse me trup

schedule14:58 - 26 Shkurt, 2022

schedule 14:58 - 26 Shkurt, 2022

Sot është dita e tretë e luftimeve në Ukrainë, qëkur Rusia nisi agresionin ushtarak, duke cënuar integritetin territorial dhe sovranitetin e një vendi të lirë. Ndonëse Vladimir Putin deklaron se nuk kanë qëllim të pushtojnë Ukrainën, rusët nuk kanë kursyer as civilët, duke sulmuar me raketa godinat e banimit.

Qytetarët rusë i janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve për tu armatosur me qëllim mbrojtjen e vendit të tyre. Në një moment të kapur nga kamerat shihet sesi qytetarët ukrainas u dalin përpara tankeve ruse duke i ndaluar me trup.

Sakaq, presidenti Volodymyr Zelensky në daljet e tij të shpeshta përpara kombit ka deklaruar se e kanë situatën nën kontroll, duke u sjellë shumë humbje rusëve. Zelensky ka refuzuar të largohet nga vendi i tij, pavarësisht ndihmës së ofruar nga perëndimorët për evakuim. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!