Interi ka marrë një fitore shumë të vështirë 1-2 në transfertë përballë Brescias. Megjithatë, këto tri pikë ishin shumë të rëndësishme për zikaltërit, që marrin përkohësisht kreun e Serie A, me dy pikë më shumë se Juventusi.
Ishte Lautaro Martinez ai që shënoi fillimisht për të besuarit e Contes, në minutën e 23-të. Argjentinasi provon një gjuajtje nga një distancë e largët dhe pas një devijimi me shumë fat, arrin të gjejë rrjetën dhe t’i japë avantazhin Interit.
Në pjesën e dytë, edhe Lukaku do të shënonte. Belgu bëri gjithçka vetë në minutën e 63-të, duke marrë një top në krahun e djathtë dhe duke u spostuar në qendër. Në hyrje të zonës, Lukaku nuk mendohet dy herë dhe realizon një supergol, duke i dhënë qetësinë e duhur Interit.
Një autogol nga Skriniar në minutën e 78-të do të shqetësonte disi zikaltërit, por në fund, të besuarit e Contes ia dolën të ruanin avantazhin dhe të merrnin tri pikë në një fushë shumë të vështirë./abcnews.al
Serie A, java 10
Brescia – Inter 1-2
Skriniar (ag) 78’ / Lautaro 23’, Lukaku 63’