Stresi dhe Noizy janë ngjitur për herë të parë së bashku në skenën e “Alpha Shoë”, koncertin që organizoi ky i fundit mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Teksa interpretoi disa nga këngët më të suksesshme, Stresi mori një moment për të treguar një të vërtetë që nuk e ka ditur askush.
“13 vite më parë po tek ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po tek ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”, u shpreh reperi, deklarata e të cilit u prit me brohorima të mëdha nga fansat e tyre të flaktë. Në një moment ata përqafohen me njëri-tjetrin duke shkaktuar brohorima te adhuruesit e tyre.
Kujtojmë që dyshja e reperëve bënë paqe pak kohë më parë dhe shumë shpejt krijuan një raport të mirë me njëri-tjetrin. Ata kanë treguar mbështetjen që kanë për njëri-tjetrin dhe nëpërmet mediave sociale dhe jo më larg se pak javë më parë, Noizy e konsideroi Stresin si familje.
/abcnews.al