VIDEO/ Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 45-vjeçari në Kukës

schedule13:44 - 26 Mars, 2025

schedule 13:44 - 26 Mars, 2025

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim.

Gjykata e Kukësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në qershor të vitit 2024, shërbimet e Policisë konstatuan se 45-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike, në 3 parcela, në vendin e quajtur “Mahalla e Kroit të Madh”. Më tej, nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!