VIDEO/Në kërkim ndërkombëtar për Krime të Rënda, ekstradohen 3 persona

schedule08:56 - 20 Nëntor, 2019

schedule 08:56 - 20 Nëntor, 2019

Ekstradohen në Itali 3 shqiptarë të shpallur në kërkim nga Interpol Roma. 3 personat S. T., alias V. D., 50 vjeç, K. E., alias K. S. , 47 vjeç, R. K., 37 vjeç, janë arrestuar në Shqipëri me kërkesë të shtetit fqinjë.

Policia njofton se të tre personat kanë kryer vepra të rënda penale në Itali duke u shpallur në kërkim atje. Ekstradimi i 3 shqiptarëve në Itali vjen në kuadër të një marrëveshjeje dhe bashkëpunimi që kanë dy vendet mes tyre.

Njoftimi i Policisë:

“Ekstradohen drejt Italisë tre shtetas shqiptar, të kërkuar nga drejtësia italiane, për vepra të rënda penale.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë ekstradimi drejt Italisë i shtetasve:

S. T., alias V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane, më datë 09.03.2017, kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

K. E., alias K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprën penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Brescias në Itali, më datë 19.01.2018, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, Itali, u bë i mundur arrestimi i tyre në Shqipëri duke u finalizuar më pas me ekstradimin e tyre drejt Italisë.“/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!