Ajka, vajza e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut është kthyer në një ndër fëmijët më të komentuar. Dyshja e famshme ndan shpeshherë momente nga përditshmëria me vogëlushen e tyre. Së fundmi, ka qenë Xhensila e cila ka ndarë disa video në Instastory, ku shihet Ajka duke kënduar.
Si duket Ajka është një adhuruese e hitit të famshëm botëror Despacito, pasi shihet duke kënduar me një mikrofon në dorë ndërsa e shoqëron këngën dhe me kërcim. “Uau sa bukur” thotë këngëtarja e cila po filmon të bijën. Xhensila duhet të jetë krenare për të bijën pasi siç duket ka talent në muzikë.