Pranë kampingut të ngritur në qytetin e Durrësit dhe fshatrat Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund i Ri janë ngritur 181 çadra, ku janë akomoduar rreth 1450 banorë, si dhe janë montuar 10 banja fushore.
Banorët që e kanë kaluar natën në çadra dhe në të ftohtë thonë për ACB News se kanë pasur ushqim dhe veshmbathje. Në çadra kanë qenë edhe ata banorë që pallati i tyre është agti për t’u shembur.
Ndërsa në kampingun e Thumanës dhe pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë akomoduar 700 banorë. /abcnews.al