Banesa të shumta janë dëmtuar nga tërmeti edhe në zonën e Bubqit. Grupi i xhirimit të “ABC News” u rikthye edhe njëherë në zonat e harruara nga instancat shtetërore. Problem mbetet sigurimi i cadrave dhe ilaçeve nga Shtabi i Emergjencave.
Zona e Bubqit është gjithashtu e prekur nga dëmtimet që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Një pjesë emirë e banesave janë të rrafshuara,kurse të tjerat të dëmtuara. Banorët vazhdojnëtë flenë në kushte tëcështira, në çadra. Bardhyli po mundohet të rregullojë ato pak gjëra që i kanë mbetur pa dëmtuar nga Termeti.
“Kemi frikë sepse tërmetet vazhdojnë të bien. Shtëpia është dëmtuar plotësisht. Çfarë bie jashtë hyn brenda”, shprehet ai. Shtëpia u vleresua e pabanueshne nga grupet e ekspertëve. Ai ende nuk e beson atë që ka ndodhur. “Kur erdhi inxhinieri na tha që unë nuk vendos gjë, thjesht shënoj atë që kam konstatuar dhe kaq”, tregon ai.
Meraku i Bardhyl Dodës është sigurimi një strëhe për fëmijët e tij dhe dy prindërit. Ai thotë se gjendja po përkeqësohet dita ditës. Çadra është vendosur vetëm një javë pas rënies së tërmetit dhe është jashtë funksionit. Duke na treguar problemin e tij Bardhyli pohon se janë të tjera familje që janë edhe më keq se ai.
Familja e Arben Dodës është një ndër to. Ai jeton prej disa ditësh në çadër bashkë me familjen. “Kushtet në çadër janë shumë të keqija. Kjo çadër nuk përballon shiun dhe nuk jetojmë dot më kështu. Kemi katër ditë këtu dhe na duhet diçka tjetër që na bën punë”, tregon Arbeni.
Zhvendosemi vetëm pak metra më tutje. Një tjetër familje me anëtarë të sëmurë janë në kushte të vështira. Nëna pohon se jeton në qiell të hapur pasi as çadër nuk i kanë dhënë punonjësit e shtabit të Emergjencave Civile. “Si do të jetojë unë me fëmijë të sëmurë. Nuk kam marrë as ilaçet. Rri në këmbë me zor. Zoti bëftë mire për ne”, tregon një e moshuar duke thënë se nuk i kanë dhënë as çadër.
Apeli është therës, pasi e moshurara ka nevojë për ilaçe për djalin e sëmurë. Shpresa për këta banorë janë që të dëmshprëblehen ose të paktën të përfirtojnë nga asitenca për të rindërtuar banesat e tyre të shkatarrura nga lëkundjet e fuqishme të tokës më datë 26 nëntor. /abcnews.al