Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Në autobusin e kampionëve, Ibra si gazetar i emocionon të gjithë

schedule16:55 - 27 Maj, 2022

schedule 16:55 - 27 Maj, 2022

Në profilin zyrtarë në Twitter të Milan është postuar një video xhiruar në autobusin në të cilën kuqezinjtë po ktheheshin në Milano pas fitores së Scudetto-s në Reggio Emilia.

Në video Zlatan Ibrahimovic bën rolin e gazetarit dhe interviston disa nga shokët e skuadrës që ishin protagonistë të padiskutueshëm në këtë sezon duke ndihmuar Milan që të fitojë edhe titullin kampion pas disa vitesh pritje.

Leao- “Fenomeni jonë dhe e ardhmja jonë. Nuk mund të them më shumë fjalë. Ka zhvilluar një vit të jashtëzakonshëm. Tani këmbët në tokë dhe puno edhe më shumë pasi ky është vetëm fillimi”.

Tomori- “Ka ardhur nga Anglia, nuk dinte italiasht, por ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm. I shpejtë si një leopard”.

Giroud- “Përpara se të vinte ai, fanella me numrin 9 ishte një tabu. Megjithatë ai erdhi dhe theu çdo magji. Urime Oli, edhe kundër Sassuolos shënoi dy gola. Është gjithmonë i pranishëm”.

Saelemaekers- “Kur të kam njohur ke qenë vetëm një fëmijë. Ke bërë shumë sakrifica dhe tani meriton gjithçka”.

Theo Hernandez- “Ka shënuar golin e vitit. Përmirësohet pas çdo ndeshjeje dhe nuk ka limite për të”.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!