Emanuele Ndoj është kthyer të jetë vendimtarë me Brescia në Serinë B. Mesfushori i kombëtares shqiptare u aktivizua si titullarë në miqësoren ndaj Mantovës, sfidë që u mbyll 4-1.
Ndoj gjithashtu përveç se bëri një paraqitje pozitive arriti të gjente edhe golin, teksa shënoi të dytin për skuadrën e tij. SHIKO GOLIN
Në fillim të verës Ndoj refuzoi ofertën për t’u bashkuar me Tiranën, pasi donte të rifitonte pozitat e tij te Brescia, klub ku është rritur dhe ka luajtur deri në Serinë A, teksa deri tani duket në rrugën e duhur për t’u shndërruar në titullar te “dallëndyshet”. /f.a/abcnews.al