Në ndeshjen mes Tanzanisë dhe Madagaskarit e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022, mjaftuan vetëm 5 sekonda lojë që të akordohej një penallti. Portieri mik bëri një ndërhyrje të gabuar sapo filloi takimi dhe gjyqtari menjëherë sinjalizoi për nga pika e bardhë.
Futbollisti i Tanzanisë, Nyoni e shndërroi në gol, me ndeshjen që përfundoi 3-2 në favor të Tanzanisë.
Sigurisht kjo sfidë do mbahet mend më shumë për ndoshta penalltinë më të shpejtë të dhënë në një ndeshje zyrtare futbolli. /abcnews.al/