VIDEO/ Ndizet Ukrainë-Maqedoni e Veriut, një shqiptar gjen golin e shpresës

schedule16:17 - 17 Qershor, 2021

schedule 16:17 - 17 Qershor, 2021

Ukraina  e mbylli në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Maqedonisë së Veriut (Yarmolenko dhe  Yaremchuk), ndeshje e vlefshme për grupin C të Euro 2020.

Pushimi i ka bërë mirë kombëtares maqedonase, që ka rihapur takimin në minutën e 57-të, moment kur Goran Pandev fitoi një penallti.

https://streamable.com/osuwy2

Ekzekutimin e mori përsipër Ezgjan Alioski, lojtari shqiptar i Leeds United. 29-vjeçari dështoi në tentativën e parë, por nuk gaboi më pas.

Portieri ukrainas priti goditjen e parë, por Alioski përfitoi nga topi i grushtuar dhe e dërgoi atë në rrjetë, duke ndezur shpresat për një barazim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!