VIDEO/ “Ndizet” Tirana, shqiptarët festojnë së bashku në rrugët e kryeqytetit me flamujt kuqezi

schedule21:24 - 28 Nëntor, 2022

schedule 21:24 - 28 Nëntor, 2022

28 nëntori u festua me atmosferë të veçantë në kryeqytet, Tiranë.

110-vjetori i Pavarësisë ka nxjerrë në rrugë qytetarë të shumtë, të cilët me makina dhe flamujt kuq e zi kanë festuar nëpër rrugët e qytetit.

Shqipëria feston sot 110 vite pavarësi. Më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

Këtë përvjetor të Pavarësisë u mbajt Kuvend i përbashkët mes vendit tonë dhe Kosovës.

Mbledhja u mbajt në Kuvendin e Shqipërisë, ku mbajtën fjalime kryeparlamentarët Lindita Nikolla dhe Glauk Konjufca, kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti dhe krerët e grupeve parlamentare./Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!