Vetëm 6 minuta nga fillimi i lojës kanë mjaftuar, me “Katalanasit” e Barcelona, që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetën përballë “Galaktikëve”, të Real Madrid, duke heshtur kështu të pranishmit, në “mitikun” e arenës spanjolle, “Santiago Bernabeu”.
Një krosim perfekt nga goditja e këndit është kapur bukur me kokë nga “shtatlarti” danez i mbrojtjes, Andreas Christiensen, i cili me një goditje të bukur çon topin pas shpatullave, të portierit Lunin, duke marrë avantazhin. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al