U luajtën sot dy nga ndeshjet e javës së 18 të IPKO Superligës së Kosovës. Binte në sy dueli mes të mëdhave Prishtina-Ballkani. Kanë qenë pikërisht vendasit, që arritën të fitojnë dhe të marrin tre pikë shumë të rëndësishme në misionin për arritjen e dy skuadrave të para (Ballkani dhe Drita).
https://streamable.com/0lrw9j
Fundi i pjesës së parë ishte i zjarrtë me Otto John, që shënoi në minutën e parë shtesë dhe Berisha barazoi për Ballkanin në të 6-ën shtesë. Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, Prishtina gjeti edhe golin e dytë me penallti dhe mori tre pikët e arta. Besnik Kraniqi ishte autori i golit dhe heroi i kësaj fitoreje për kryeqytetasit.
https://streamable.com/ax6t4f
Llapi arriti sot të marrë një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesën ndaj Feronikelit në ndeshjen e javës së 18 të IPKO Superligës së Kosovës. Idrizi e Gardasevic gjetën golin për Llapin respektivisht në minutat 22 dhe 35, teksa Simonovski ngushtoi rezultatin për Feronikelin.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta, ndërsa në të dytën u shënuan edhe dy gola të tjerë, por pa arritur të ndryshojnë destinacionin e tre pikëve. Ramadani shënoi për Llapin, ndërsa Simonovski plotësoi dopietën në këtë ndeshje, që u mbyll me shifrat 3-2.
Pas javës së 18 Kryeson Drita me 39 pikë dhe ndjek Ballkani me një më pak. Ndërkohë, Prishtina mban vendin e tretëm e distancuar me 7 pikë nga Ballkani i vendit të dytë. Llapi ngjitet në vendine gjashtë. /abcnews.al
IPKO Superliga – Java 18
Llapi-Feronikeli 3-1
Shënues: Idrizi 22’, Gardasevic 35’, A. Ramadani 61’ / Simonovksi 42’, 76’
Prishtina-Ballkani 1-1
Shënues: Otto John 45+1’, Krasniqi 90′ / V. Berisha 45+6′