VIDEO/ Ndeshja mes Bochum-B.Munich ndërpritet dy herë, tifozët vendas hedhin topa tenisi në shenjë proteste

schedule19:08 - 18 Shkurt, 2024

schedule 19:08 - 18 Shkurt, 2024

Ndeshaj mes Bochum dhe Bayern Munich është ndërprerë dy herë nga gjyqtari kryesor.

Në minutën e 25’, ishte hera e parë që gjyqtari ndali lojën pasi tifozët po hidhnin topa tenisi nga tribuna. Ndeshjet në kampionatin gjerman janë ndërprerë rregullisht javët e fundit, si pjesë e një proteste të vazhdueshme që përfshin hedhjen e topave të tenisit, çokollatave në formë monedhe dhe mollëve në fushë, për të shprehur zemërimin e tyre kundër investimeve të huaja në ligën gjermane.

Hera e dytë ishte në minutën e 54’, pasi e njëjta gjë ndodhi, me tifozët e Bochum të cilët filluan të hidhnin përsëri topat e tenisit në fushë, duke detyruar dy herë gjyqtarin kryesor të ndërpresë sfidën./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!