Një derbi mes Boca Juniors dhe River Plate nuk mund të luhet dhe as të përfundoj si një ndeshje e zakonshme futbolli.
Edhe në sfidën e së dielës që u mbyll me rezultatin 1-0 për Boca Juniors, u evidentua një ndërhyrje tejet e rrezikshme nga ana e mbrojtësit të Bocas, Marco Rojo.
Teksa luhej minuta e 97-të dhe vendasit ishin duke mbrojtur avantazhin, ish-lojtari i Manchester United ndërhyn me takë në kokën e kundërshtarit.
Arbitri nuk e toleron dhe menjëherë i tregon kartonin e kuq ndërsa për fat, kundërshtari e kalon këtë situatë të vështirë dhe nuk pëson ndonjë dëmtim serioz.