Java e dhjetë e Bundesligës ka nisur me përballjen e fortë Hertha Berlin-Union Berlin, derbi i kryeqytetit gjerman.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-1 për miqtë, teksa Hertha realizoi golin e barazimit në minutat e para të fraksionit të dytë.
Union po luan me një lojtar më pak prej minutës së 23-të. Robert Andrich kreu një faull të rëndë dhe arbitri i drejtoi menjëherë të kuqen.
Ndërhyrje e frikshme e mesfushorit të Union Berlin, taka e të cilit përfundoi në qafën e kundërshtarit. /abcnews.al